Aksident në aksin Peqin-Elbasan motori përplaset me bordurën, humb jetën drejtuesi

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Peqin- Elbasan në fshatin Përparim.

58-vjeçari S.Xh., banues në fshatin Përparim, i cili duke drejtuar një motoçikletë pa targa ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme dhe dëmtimeve të marra, 58-vjeçari ka gjetur vdekjen.

Nga ana e policisë po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *