Basha: Policia fsheh një ngjarje ku përfshihet emri i Saimir Tahirit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon se policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Orest Sota dhe gjatë kontrollit në automjet i janë gjetur 800 mijë euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim automjeti në emër të Saimir Tahirit. Sipas Bashës, ky rast nuk është bërë publik në njoftimet që bën policia.

“Më datë 01/11/2017 është arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë. Gjatë kontrollit në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim automjeti në emër të Saimir Tahirit. Ky rast nuk është bërë publik në njoftimet që bën policia.

Duke dënuar ashpërsisht fshehjen e kësaj ngjarje kriminale nga Haki Çako dhe Fatmir Xhafa me urdhër të Edi Ramës, i kërkoj prokurorisë të hetojë e të mos shmangë nga përgjegjësia autorët dhe urdhëruesit e këtij akti mafioz”, tha Basha gjatë një deklarate për mediat.

loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *