SPORT

Buffon i jep një mesazh Donnarummas për Juventus…

FLORENCE, ITALY - MARCH 23: Gianluigi Buffon (L) and Gianluigi Donnarumma of Italy chat during the training session at the club's training ground at Coverciano on March 23, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta Dello Sport”, portieri legjendar i Juventusit dhe Italisë, Gigi Buffon, ka pranuar se largimi nga sporti nuk ka për të qenë aspak i lehtë për të. “Asnjë futbollist nuk ka dëshirë të largohet, por… Por jam i qetë, pasi kam ardhur në një etapë të rëndësishme të jetës time. Të kalosh këtë moment me një qetësi të tillë brenda vetes është vërtet fantastike”, tha portieri juventin.

Por kush do të jetë pasardhësi i tij në portën italiane? Nuk ka asnjë dyshim, Donnarumma, që luan me Milanin. Ndaj Buffon e fton të vijë të luajë me Juventusin në të ardhmen. “Me Juven nuk gabon asnjëherë. Nuk mund t’i jap këshilla, pasi nuk e di situatën e tij, nuk e di se si është lidhur shpirtërisht me Milanin. Por i them dy gjëra, që të ndjekë zemrën, të luajë aty ku i rreh më shumë zemra. Këto gjëra ia kam thënë edhe në kombëtare”, – tha Buffon.

Artikuj te Ngjashem

loading...