Donte të vidhte bazën ushtarake të NATO-s, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap duke vjedhur në një bazë ushtarake të NATO-s në Baia Verde.

Sipas mediave lokale, Edison Rohani 27 vjeç kishte shkuar në objektin ushtarak që njihet si stacion satelitor, për të vjedhur 14 kilogramë bakër nga telat elektrikë që shërbenin për sistemin ftohës të një ndërtese.

Mbi 27-vjeçarin rëndon akuza e vjedhjes dhe e hyrjes së paautorizuar në një objekt ushtarak

loading...

Lini një Përgjigje