Connect with us

Lajme

Edi Rama në Vlore

Published

on

Edi Rama në Vlore Nënshkruhet marrëveshja për projektin e rilindjes së qendrës historike të qytetit mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit .U çel sot kantieri i ndërtimit dhe rikonstruktimit të Qendrës Historike të qytetit të Vlorës. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama bëri me dije edhe disa detaje nga ky projekt.

“Përfshin restaurimin e thellë të shtëpisë së Marigosë, xhamisë së tabakëve, sheshit të sahatit, përpara bashkisë do jetë një shesh që do i japë edhe rëndësinë e duhur godinës por edhe një frymëmarrje të re kësaj pjese të kësaj zone që është bashkia, shtëpia e qeverisë e cila ka mbetur vetëm skelet muresh të jashtme do ringrihet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese, të gjitha do preken, klubi Labëria se pa të s’kemi ku shkojmë, që në fund të jemi të gatshëm të themi se ia rikthyem Vlorës atë që është zemra e këtij qytetit të transformuar ndër vite pa kriter e pa karar.
Pa shkaktuar më shumë xhelozi se nga sa janë munduar të shkaktojnë, ky projekt do të jetë më i bukuri për shkak të kompleksitetit të vet, se ka shumëdetaje historike brenda vbetes por edhe se ndërhyrjet e reja që do bëhen janë të një cilësie shumë të lartë dhe do jenë godina pioniere të një zhvillimi ndryshe për Vlorën që duam”.

Continue Reading
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Vettingu në polici, 65 efektivë japin dorëheqjen

Published

on

Data 5 maj është afati i fundit për 11 mijë punjonjëist e Policisë së Shtetit, për të dorëzuar 3 formularët në kuadër të Vettingut, por duket se ende pa nisur procesi vlerësimit, 65 efektivë të rolit bazë dhe oficerë të niveleve të larta kanë depozituar kërkesat e tyre për dorëheqje.

Më tepër se 60 efektivë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanë dorëzuar kërkesat për t’u larguar nga radhët e uniformave blu. Një vendim i tillë duket se është marrë nga një pjesë e efektivëve, të cilët nuk kanë mundur ende të nisin procedurat e mbledhjes së dokumenteve.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, mësohet se janë mbi 5 oficerë që kanë dorëzuar kërkesat për largim. Prej një muaji ka bërë kërkesë për t’u larguar edhe ish-kreu i bluve në Berat, Dilaver Shima. Ai sqaroi se largimi shmang kontrollin, por nëse do ta shohë të arsyeshme për t’u rikthyer, do t’i nënshtrohet vlerësimit.

Zyrtarisht Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë shifra të efektivëve që kanë kërkuar largimin.

Continue Reading

Lajme

Basha dhe Kryemadhi: Drejtësi gjysmake. Protestat do vazhdojnë

Published

on

Krerët e opozitës kanë reaguar për vendimin e sotëm të gjykatës së Shkodrës, ku 4 nga 11 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit u mbajtën në burg. Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaruan se protestat për lirimin e personave të arrestuar do të vijojnë. Në reagimet e tyre pas vendimit të gjykatës, Basha dhe Kryemadhi e kanë cilësuar vendimin për lirimin e vetëm një pjesë të protestuesve si drejtësi gjysmake.

Në një reagim të ashpër, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se vendimi i drejtësisë ishte gjysmak. Ai tha se regjimi i Edi Ramës nuk mund të dënojë padrejtësisht popullin dhe premtojë se protestat do të vijojnë.

“Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera. Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit”-, shkruan Basha në një reagim në Facebook.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Shkodrës për lirimin e vetëm 7 nga 11 kukësianëve të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi shton se protesta do të vijojë deri në lirimin e çdo qytetari të arrestuar në mënyrë të padrejtë. “Ne do të jemi në krah të çdo proteste për të liruar kuksianët protestues, që sot janë simboli i qëndresës ndaj arrogancës së pushtetit. Beteja tyre me padrejtësinë është dhe beteja jonë! Me çdo kusht e me çdo mjet demokratik do të jemi në mbështetje të kuksianëve, deri në lirimin e çdo protestuesi dhe rishikimin e taksës për Rrugën e Kombit”,- shprehet kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:
“Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve. Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.

Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera. Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit”.

Postimi i plotë në Facebook i Kryemadhit:
“Pabesia dhe frika e Edi Ramës vazhdojnë të mbajnë në mënyrë krejtësisht antiligjore në burg protestuesit kuksianë!

Asnjë qytetar që ka protestuar për një taksë arbitrare dhe të padrejtë, nuk mund të penalizohet nga një drejtësi, që sot më shumë se kurrë tregoi qartas se është vegël e qeverisë.

Procedurat e ndalimit të protestuesve, mënyra se si u shoqërua dhe gjykimi i politizuar janë tregues i qartë i një pushteti të ri në duart e narkoqeverisë.

Asnjë raport ndërkombëtar, asnjë show në ERTV apo shfaqje “dashurie publike” për të tërhequr vëmendjen nga zullumet, nuk e shpëton dot Edi Ramën dhe qeverinë e narkotrafikut nga revolta e një populli, që sot më shume se kurrë po provon në kurriz hajdutërinë dhe padrejtësinë.

Opozita nuk do të lejojë maskaradën e kryeministrit që po tallet dhe që po luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, që rëndohen çdo ditë e më shumë nga taksat e oligarkëve dhe burgosen padrejtësisht nga të komanduarit e Edi Ramës.

Ne do të jemi në krah të çdo proteste për të liruar kuksianët protestues, që sot janë simboli i qëndresës ndaj arrogancës së pushtetit. Beteja tyre me padrejtësinë është dhe beteja jonë!

Me çdo kusht e me çdo mjet demokratik do të jemi në mbështetje të kuksianëve, deri në lirimin e çdo protestuesi dhe rishikimin e taksës për Rrugën e Kombit”.

Continue Reading

Lajme

Mesazhe të koduara për Ramën? Tahiri flet edhe për News24: Kur të kem di si t’i bëj

Published

on

Ka vendosur të flasë për të gjithë, pas një heshtjeje jo pak të shkurtër. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndërhyrë sonte në emisionin “Studio e Hapur” në News24 për të folur për reagimet ndaj deklaratës të tij (“Se besoj se do ketë dhe bir kurve që të më ndalojë për të bërë drejtësi”) si në media ashtu edhe nga politika. Ai tha se nuk ka çuar mesazhe të koduara dhe nëse do ketë nevojë të çojë mesazhe do t’i çojë drejtpërdrejt.

Lidhur me deklaratën e Ramës se është rritur nën hijen e tij, Tahiri tha se është privilegj për të që ka punuar me Ramën.

Cili është imprsioni që keni nga reagimi i mediave sot dhe interpretimin e tyre për praninë tuaj në Kuvend?
Ju deformoni. S’bëj mesazhe të koduara, i çoj drejtpërdrejtë.

E keni fjalën që ne po deformojmë, nuk ishte mesazh i koduar?
Jo aspak, unë kur kam për të çuar mesazhe e çoj në mënyrë të drejtpërdrejt skam nevojë për kode.

Unë nuk besoj që autorësinë e fjalorit të gjuhës shqipe mund ta mbajë një nga ne. Është një shprehje dhe vetëm kaq. Përpjekja jo vetëm e juaj për t’i dhënë nuanca mistike është e tepruar.

Po thoni që nuk keni mesazh për askënd?
Kur ta kem di si ta bëj. S’kam nevojë për mesazhe të koduara.

Pra edhe mund ta keni?
Unë tu përgjigja. Ky nuk ishte rasti,.

Rama tha që më vjen për të qeshur, thotë që jeni rritur nën hijen e tij. Keni një koment?
Jo, s’kam asnjë koment.

E pranoni që jeni rritur nën hijen e Edi Ramës?
Sigurisht që kam punuar me të dhe s’kam arsye ta mohoj. Nëse kjo quhet se jam rritur nën hijen e tij apo në rrezen e diellit… Për mua është privilegj që kam punuar me të.

Keni frikë nga arrestimi?
Kam frikë vetëm nga gënjeshtra dhe jo e vërteta.

Kurban i negociatave?
Nuk më shqetëson kjo. Nuk besoj që kjo është edhe e mundur të ndodhë.
Unë di të vërtetën time dhe jam i përkushtuar për të vërtetën time. Rrethanat e tjera janë të parëndësishme.

Do ktheheni në politikë?
Nuk kam ikur.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2018, powered by Albgjithcka.