Connect with us

Bota

Erdogan: Të ndalim Izraelin. Jeruzalemi, kryeqytet i Palestinës

Published

on

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i kërkoi liderëve të shteteve myslimane të njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e pushtuar të Palestinës.

Duke folur në samitin e organizatës për bashkëpunimin Islamik ai e quajti të pavlefshëm vendimin e SHBA për ta njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Kreu i shtetit turk e përkufizoi Izraelin si “shtet te terrorit”.

“Ftoj të gjitha vendet që respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe drejtësinë për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e pushtuar të shtetit të Palestinës. Ata që luftojnë me miqtë e tyre harrojnë të luftojnë kundër armiqve. Nevojitet një zgjidhje diplomatike. Duhet të ndalim Izraelin, i cili po i merr Palestinës çdo ditë e më shumë tokë”.

Ndërsa lideri palestinez Mahmoud Abbas tha se SHBA e kishte përjashtuar veten nga procesi i paqes.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë rol të SHBA në procesin e paqes. Vendi tregoi se është plotësisht i njëanshme në favor të Izraelit”, u shpreh Abbas.

Statusi i Jeruzalemit është në qendër të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

Qyteti strehon disa prej vendeve më të shenjta për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët.

Izraeli pushtoi Jeruzalemin lindor, që më herët ishte në duart e Jordanisë në 1967 dhe e konsideron të gjithë qytetin si kryeqendrën e tij të pandashme.

Palestinezët nga ana tjetër thonë se Jeruzalemi lindor është kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm, dhe se statusi përfundimtar i tij duhet të diskutohet në faza më të vonshme të procesit të paqes

Continue Reading
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Bota

Presidenti Trump pritet të jap urdhërin për bombardime në Siri

Published

on

SHBA është gati për bombardimet në Siri. Mediat amerikane raportojnë në këto momente se gjithçka është gati për luftën në Siri dhe se po pritet vetëm një OK nga Trump. Avionët luftarakë janë të vendosur në (baza ushtarake britanike në Qipro).
Britania e Madhe është shteti i parë që pritet t’i bëhet aleat Amerikës në sulmet në Siri, ndërsa edhe Franca është PRO ndërhyrjes.

Krerët ushtarakë e kanë njoftuar Trumpin se ushtria amerikane është tejet e përgatitur dhe se në çdo moment mund të nisë aeroplanët në Siri. Dilema më e madhe mbetet koha se kur Trump do të jap urdhrin për bombardime.

Për këtë, sot pritet që të vendoset pas takimit me Këshillin Kombëtar. Rusia po rri me veshë ngritur se ç’do ndodhë sot.

Continue Reading

Bota

Kandidon për president nga burgu

Published

on

Ish presidenti i Brazilit, Lula da Silva do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të Tetorit të këtij viti.

Pavarësisht se aktualisht 71-vjeçari ndodhet në burg, ku sapo ka filluar të vuajë një dënim prej 12 vitesh heqje lirie, për shkak të disa akuzave për korrupsion, Partia e Punëtorëve në Brazil konfirmoi se do të jetë pikërisht Lula da Silva kandidati i saj për presidencialet.

Vendimi është konfirmuar zyrtarisht gjatë një mbledhjeje të ekzekutivit kombëtar të partisë, në shtetin e Paranas, ku ndodhet dhe burgu ku ish presidenti po kryen dënimin e tij që nga e shtuna e kaluar.

Kryesia e partisë së Punëtorëve në Brazil konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e saj se Lula nuk ndodhet në burg se është fajtor, por sepse është një kandidat shumë i fortë dhe rivalët e kanë frikë.

Ish presidenti brazilian u shpall fajtor nga një gjykatë gjatë javës së kaluar, ndërsa u dërgua në burg të shtunën në mbrëmje, pavarësisht se vendimi është apeluar.

Vetë Lula nuk e pranoi asnjëherë të jetë i përfshirë në afera korruptive, teksa ka këmbëngulur se kjo është një lëvizje e rivalëve të tij, për të penguar kandidimin në zgjedhjet e ardhshme.

Lula Da Silva u bë president i Brazilit në Janar të 2003-shit dhe drejtoi vendin deri në 2011-ën, duke u mbajtur mend si Presidenti që bëri një sërë reformash ekonomike dhe nxori nga varfëria ekstreme miliona brazilianë.

Continue Reading

Bota

Trump do presë Merkel me 27 prill

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të presë më 27 prill kancelaren gjermane, Angela Merkel, në një takim ku pritet të diskutojnë mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin, marrëdhëniet tregtare dhe ato ndër-atlantike.

Vizita e kancelares gjermane drejt Uashingtonit, do të vijë vetëm 3 ditë pas vizitës së presidentit francez, Emanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë dhe fare pak përpara 1 Majit, datës që përkon me skadimin e afatit që përjashton Bashkimin Europian nga taksat e rritura për çelikun dhe aluminin e importuar.

E përditshmja gjermane “Bild”, thekson se udhëtimi i Merkelit në Shtetet e Bashkuara vjen gjithashtu pak ditë para 12 majit, afati i vendosur nga presidenti Trump për ndryshimin e marrëveshjes me Iranin, për të frenuar programin e tij bërthamor.

Gjithashtu, në vizitë nuk mund të mbeten pas dore as diskutimet për çështjen e Rusisë, marrëdhëniet e të cilës me Perëndimin, janë më të tendosura se kurrë, ndonëse vetë zyra e kancelares Merkel, nuk ka preferuar të bëjë të ditura detaje nga takimi i programuar.

Marrëdhëniet e kancelares me shefin e Shtëpisë së Bardhë zbritën në një nivel minimal pas zgjedhjes së tij në nëntor të 2016-s. Përpara bisedës telefonike, më 1 mars, ku u diskutua për Sirinë dhe Rusinë, dy liderët kishin ngrirë kontaktet mes tyre për më shumë se 5 muaj. Siç duket, zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare i kanë detyruar të rishikojnë strategjitë e tyre

Continue Reading

Trending

Copyright © 2018, powered by Albgjithcka.