Gjykata vendos: Ndërtimi i HEC-ve në Valbonë, i ligjshëm

Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve për ndalinimin e ndërtimit të HEC në Valbonë.Sipas vendimit e gjykatës ndërtimi i HEC-ve është konsideruar e ligjshme.Gjykata rrëzoi padinë e banorëve të njësisë administrative Markgegaj.Pjesë e padisë për anulimin e punimeve ishte bërë edhe shoqata “Toka”. Ditë më parë, teksa gjykata shtyu vendimin për ndërtimin e HEC-eve, pati dhe një përplasje të banorëve të Valbonës me ish-zv/drejtorin e policisë Tiranë, Erzen Breçanin të cilin e akuzuan se mbron padrejtësisht ndërtimin e HEC-eve.Para 2 javësh protesta e banorëve të fshatit Fushë-Cidhen të Dibrës për shkak të ndërtimit të HEC-it është shoqëruar me incidente.Një punonjës i HEC-it teksa drejtonte mjetin ka përplasur disa protestues, njeri prej të cilëve ka marrë plagë në këmbë.Shkak i incidentit është bërë fakti pasi banorët kanë bllokuar në shenjë proteste rrugën dhe mjetet e kësaj firme.

Burimi /gazeta-Shqip.com

loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *