Grabiten dy banesa në Vlorë, hajdutët vodhen 18.500 euro

Dy banesa kanë rënë pre e grabitësve ne qytetin e Vlorës,ndërsa autorët kanë marrë një shumë prej 18500 euro.Policia e Vlorës sqaron se rasti i parë është konstatuar në fshatin Mavrovë-Kotë, ku shtetasit A.D., i kanë vjedhur në banesën e tij një shumë vlerash monetare prej 17.000 Euro.Shtetasi A.D., së bashku me familjarët e tij  nuk kanë qenë prezent në banesë në momentin kur i janë vjedhur shumat monetare prej shtetasve ende të paidentifikuar.Rasti tjetër është konstatuar në lagjen ”24 Maji”, në banesën e shtetasit Ll.B., të cilit i kanë vjedhur një shumë monetare prej 1500 Euro.Policia Vlorë po vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë e të gjitha rasteve të vjedhjeve të cilat janë konstatuar si edhe po vijon punën për identifikimin e kapjen e shtetasve kryerës të kësaj vepre penale.

loading...

Lini një Përgjigje