Connect with us

SPORT

Humbje e thelle me Spanjen

Published

on

Spanja në xhiron e parafundit të kualifikueseve ka siguruar një biletë për në botërorin “Rusia 2018” .
Spanjollët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes kundër Shqipërisë me rezultat 3-0, e cila ishte humbja e parë e Christian Panuccit si trajner i kombëtares shqiptare, i cili deri më tani kishte një fitore dhe një barazim.Spanjollët kanë përmbyllur pjesën e parë në avantazh prej tre golave kundër kuqezinjve, e cila gjë u duk se do të pësojmë humbje të thellë.Golin e parë për vendasit e shënoi sulmuesi, Rodrigo në minutën e 16 pas një asistimi nga Isco.Ky i fundit e realizoi golin e dytë për “Furinë e Kuqe” në minutën e 24-t ndërsa tre minuta më pas Alcantara realizoi të tretin me kokë.Në pjesën e dytë spanjollët vazhduan të dominojnë, megjithatë aksionet e tyre mbaronin para zonës së rreptësisë së kuqezinjve.Koke i Spanjës dhe Liridon Latifin patën raste të mira për shënim në pjesën e dytë, e cila ishte më e dobët për dallim prej të parës.Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, Spanja realizoi një fitore me rezultat të pastër prej 3-0.Kujtojmë se Shqipëria humbjen më të thellë në karrierë e ka pësuar pikërisht nga “Furiq e Kuqe” në vitin 1990 me rezultat të thellë prej 9-0.Pas kësaj, Spanja zë pozitën e parë të grupit G me 25 pikë ndërsa Shqipëria gjendet në vendin e tretë me 13 pikë. Italia ka njëzet pikë pas barazimit 1-1 me Maqedoninë.Vlen të theksohet se se takimin e radhës kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Italisë ndërsa spanjollët do të ballafaqohen me izraelitët.

SPORT

Ikën Conte, një tjetër italian në Londër

Published

on

Nga një sezon i shkëlqyer në premierën e tij në Angli, Antonio Conte do të marrë me vete dështimin e madh , duke mos u kualifikuar në Champions për herë të parë që kur drejtimin e ka marrë Abtamovich.

Largimi i trajnerit italian duket se është i pashmangshëm, megjithëse Chelsea duhet të paguajë 9 milionë paund për prishjen e kontratës. Por nga një italian në ikje, një tjetër italian pritet të mbërrijë. Pronari rus Abramovich është i magjepsur nga Maurizio Sarri dhe ai tani ka kaluar në zgjedhjen e parë.

58-vjeçari që drejtoj Napolin ka shprehur dëshirën që të provojë një eksperiencë jashtë Italisë dhe Chelsea do të ishte vendi ideal. Sarri është në fundin e kontratës me Napolin dhe Chelsea është gati ti ofrojë 7 mln paund në sezon.

Continue Reading

SPORT

Barcelona, fjalor racist dhe dhunë në stërvitje

Published

on

Ousmane Dembele është kthyer në një çështje tek Barcelona.

Sulmuesi francez ka vuajtur dëmtimin për shumicën e sezonit dhe vetëm javët e fundit ka filluar të përfshihet në ekipin katalanas, por shumicën e ndeshjeve e ka filluar nga stoli.

Por kjo nuk ka kënaqur aspak, trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde që sipas gazetës “Sport” ka pasur një sherr në qendrën stërvitore të ekipit me Dembele.

Burime të “Sport” theksojnë se mes tyre ka pasur edhe ofendime me bazë racore dhe ngjyrë. Është dashur ndërhyrja e Luis Suarez për të ndalur përplasjen mes lojtarit dhe trajnerit.

Pas kësaj përplasje pritet që të ketë zhvillime të tjera në kampin e kryesuesve të La Liga, me Dembele që rrëzikon të shitet në një skuadër tjetër, ndërkohë nuk përjashtohet fakti që deri në fundin e sezonit të stërvitet me skuadrën B.

Continue Reading

SPORT

Salah gati të thyejë rekordin historik të Ronaldos

Published

on

Mohamed Salah vitin e parë me fanellën e Liverpoolit ko kalon sezonin më të mirë në karrierë.

31 gola në Premierligë, 42 gola në të gjitha garat në një sezon në Premierligë dhe 47 gola për Liverpoolin – këto janë rekordet që do të tentojë t’i thyejë Salah.
Me golin që realizoi gjatë ditës së shtune, Salah shkoi në kuotën e 30 finalizimeve në Premierligë, dhe tani fillimisht synon të barazojë rekordin historik që mbajnë Cristiano Ronaldo, Alan Shearer dhe Luis Suarez me nga 31 gola në Premierligë.

Rekordi tjetër që Salah synon është ai CR7. Qe kur Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United, në vitin 2009, asnjë lojtar nuk ia ka dalë që të shënojë 42 gola në një sezon, siç kishte bërë portugezi në sezonin 2007/08 – egjiptiani tashmë numëron 40 gola.

Prisni, sepse Salah do të tentojë të thyejë një tjetër rekord këtë edicion – atë për më së shumti gola në një sezon me fanellën e Liverpoolit, rekord ky që mbahet nga legjenda, Ian Rush, 47 gola – të arritur në sezonin 1983/84.

Salah është favorit për ta fituar Këpucën e Artë në Angli ndërsa po lufton me Lionel Messin edhe për atë të Evropës, thjesht – ky është një sezon për t’u mbajtur mend nga egjiptiani që do të tentojë ta kurorëzojë me trofeun e Champions Leagues.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2018, powered by Albgjithcka.