Instagram shton opsionin më të ri

Pas një prove nga vera e kaluar, Instagram tashmë ka nxjerr një opsion të ri, i cili i lejon përdoruesit që të dalin në transmetim live me një mik.

Përdoruesit mund të ftojnë për të marrë pjesë të gjithë ata që aktualisht shikojnë transmetimin, edhe pse vetëm dy njerëz mund të transmetojnë live njëkohësisht, dhe kjo vizualizohet përmes një ekrani të ndarë.

Personi i cili e ka nisur i pari transmetimin mund ta largojë personin tjetër në çdo moment dh të shtojë dikë tjetër sa herë që dëshiron.

Një tjetër ndryshim vizual do të vihet re në rrjetin social dhe ky do të jetë në faqen kryesore ku në vend të një rreth të vetëm që ishin storiet do të shihni dy rrathë të grumbulluar në krye të njëri-tjetrit.

Ashtu sikurse çdo video tjetër edhe këto mund të ruhen ashtu sikurse dhe të fshihen.

Ky azhornim do të jetë në si në App Store ashtu edhe në Google Play Store.

loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *