Connect with us

ShowBiz

Ish-deputeti kaubojs: Do ta bëj Lezhën si Teksasi në SHBA!

Published

on

Qyteti i Lezhës mund të votojë një kryetar ndryshe nga të tjerët. I pyetur të shtunën në “Xing me Ermalin” nëse do të hedh kandidaturën për kryetar bashkie në Lezhë, “kaubojsi” Eduard Ndocaj u përgjigj me bindje se ka ardhur koha që të kandidojë e madje deklaroi se nëse zgjidhet kryetar bashkie, Lezhën do e bëjë si Texas.

“Ka ardhur koha,absolutisht që do kandidoj për Bashkinë e Lezhës. Ka ardhur koha që edhe Lezha të ketë një njeri që e do me të vërtet dhe ta kthejë në identitet”, u shpreh Ndocaj.

“Mos do ta bësh gjë Lezhën si Texas?”, e pyeti moderatori Ermal Mamaqi. “Do ishte e jashtëzakonshme. Po u zgjodha kryetar bashkie pika kyçe do jetë binjakëzimi me Texas-in”, deklaroi Ndocaj.

Continue Reading
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ShowBiz

Fifi tregon si e refuzojnë djemtë

Published

on

Filloreta Raçi e njohur me emrin Fifi, një nga këngëtaret më të komentuara në showbiz e që flet gjithnjë pa dorashka.

Fifi e ka shprehur gjithnjë që e pëlqen trupin e saj siç është, me forma të kolme, mirëpo gjatë intervistës ka treguar se paraqitja e saj ka ndikuar edhe tek lidhjet me djemtë.
“Të ka vendosur ndonjë djalë kusht, po nuk re 30 kg për një muaj, nuk merremi më bashkë?”, e pyeti Roza Fifin.

“Më kanë thënë. Jo një por plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Po të dobësohem unë, nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot asnjë punë siç dua unë. Por kohët e fundit kam bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk e kam patur kompleks se jam e trashë. Unë mendoj që po të isha e dobët, do kisha tjetër sukses që nuk ka lidhje me Fifin. Unë jam Fifi se njerëzit më kanë pranuar për atë që jam dhe për atë që kam dashur të jap dhe ai individ mashkull, femër çfarëdo që të jetë, nëse nuk më pranon kështu si jam, atëherë nuk është problemi im”, u shpreh Fifi.

Burimi: http://kosovarja.al

Continue Reading

ShowBiz

Vdekja e legjendës së muzikës, zbulohen të dhëna të reja

Published

on

Elvis Presley nuk ka ndërruar jetë nga një infarkt, të paktën kështu zbulon ish-bashkëshortja e tij Prishila. Të dhënat e reja kanë dalë në dritë pas publikimit të dokumentarit të ri “Kërkuesi” mbi jetën e yllit të Rock & Roll.

Sipas saj, Elvis po pinte prej vitesh ilaçe që e dinin se do të sillnin vdekjen, duke nënkuptuar se është vetëvrarë.

Janë zbuluar gjithashtu disa letra që ylli i muzikës kishte lënë para se të vdiste ku shkruante se nuk donte të jetonte më. Elvis Presley vdiq në moshën 42-vjeçare në vitin 1977.

Continue Reading

ShowBiz

Rovena Dilo dhe Eneda Tarifa së shpejti në një bashkëpunim

Published

on

Kanë treguar gjithnjë se janë mjaft mikesha me njëra-tjetrën, veçse janë dy artiste mjaft të njohura dhe të pëlqyera për publikun.
Por këtë herë duket se shumë shpejt Eneda Tarifën dhe Rovena Dilon do i shohim në një bashkëpunim së bashku.

Ka qenë Rovena e cila ka publikuar në rrjete sociale një foto duke realizuar një tekst kënge dhe krahas saj ka shkruar:

“Mirëmëngjesi ! Kur kafja të vjen gjithë dashuri dhe kjo është pikërisht ajo që të duhet, sepse vargjet duan frymëzim dhe Enedës i duhet sa më shpejt teksti i këngës së re!,”-përfundon Rovena.

Në këtë mënyrë mësuam se së shpejti Eneda do të vij me një produksion të ri muzikor me tekst nga Rovena Dilo

Continue Reading

Trending

Copyright © 2018, powered by Albgjithcka.