SPORT

Leo Messi ikën nga Barcelona nëse Katalonja shpall pavarësinë

Pavarësia e Katalonjës mund të ndikojë drejtpërdrejt në largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Është e përditshmja “Mundo Deportivo” e cila ka zbuluar një klauzolë interesante të argjentinasit tek Barcelona.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë një lojtar i lirë nëse skuadra e tij nuk luan në njërën prej 4 ligave: spanjolle, angleze, gjerman apo franceze.

Gjatë negociatave për kontratën e re, njëra prej pikave ndarëse ishte edhe situata e paqëndrueshme politike në Katalonjë që çoi drejt shpalljes së njëanshme të pavarësisë, e cila u aprovua nga Parlamenti katalan dhe si pasojë bëri që autoritet në Madrid ta aktivizonin Artikullin 155 të Kushtetutës së Spanjës duke vendosur autoritetin qendror në Katalonjë.

Messi rinovoi kontratën në nëntor të vitit të kaluar për edhe katër vite tjera me klubin katalan.

Artikuj te Ngjashem

loading...