Makina godet biçikletën, vdes i moshuari në Tiranë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Një makinë ka përplasur nje 70-vjeçar në zonën e Porcelanit, në Tiranë.Burime nga policia kanë bërë të ditur se i moshuari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është goditur nga një makinë.Goditja ka qenë fatale për 70-vjeçarin, duke i marrë jetën.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar shoferin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *