Milan shpeton ne minutat e fundit

Talenti i ri i Mialnit, Patrick Cutrone, ia ka siguruar tri pikë skuadrës së Montellas duke shënuar golin e fitores në minutën e 94’, për rezultatin përfundimtar 3:2.
Kuqezinjtë kishin epërsinë e dy golave deri në minutën e 84’. Andre Silva në minutën e 14’ dhe Mateo Pablo Musacchio në minutën e 53’të shënuan për Milanin.
Por, Rjeka befasojë Milanin duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 84’ përmes Boadu Maxwell Acosty dhe 90’ nga penaltia përmes Josip Elez.Por, në minutat shtesë, në skenë doli i riu Cutrone duke ia siguruar kështu tri pikë Milanit.

loading...