Pas vizitës së Erdoganit, Turqia i dërgon ‘ushtrinë’ Greqisë në Egje

Një sërë shkeljesh të vijës ajrore greke janë shënuar ditën e enjte nga avionë dhe helikopterë turq, duke rritur tensionin në Egje edhe pas vizitës historike të presidentit Erdogan në Greqi.

Në total, Forcat Ajrore Greke regjistruan 31 shkelje të hapësirës së tyre ajrore në Egje, mes të cilëve edhe dy avionë spiunë, 14 avionë luftarakë, madje edhe helikopterë.

Dy avionë CN-235, dy helikopterë dhe 10 F-16 u identifikuan nga FIR-i i Athinës dhe pas interceptimit, ato u rikthyen në territorin turk.

Shkelja e hapësirës ajrore greke ishte një nga pikat e diskutuara mes autoriteteve greke dhe Erdoganit gjatë vizitës së tij të fundit 2-ditore në Greqi. Erdogan kërkoi rishikimin e Traktatit të Lozanës, duke u justifikuar se një gjë e tillë ndodhte pikërisht për shkak të gabimeve në vendosjen e kufijve të këtij traktati.

Por Greqia e konsideron atë të shenjtë, të pa negociueshëm dhe gur the

loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *