Piktorët më të famshëm të të gjitha kohërave

23:00, 24 Mars 2016

Veprat e tyre qëndrojnë të varura në muret e muzeve më të famshëm në botë. Me pikturat e tyre kanë vendosur standarde të reja në botën artistike, e ata kanë influencuar shumë piktorë modernë.

Janë bërë subjekte studimi për shumë individë që i përkasin botës së artit dhe veprat e tyre janë ribërë me qindra herë në përpjekje për t’i bërë të pavdekshme si edhe kanë mbetur.

Këta janë disa nga piktorët më madhështorë e më të famshëm të të gjitha kohërave në botë:

leonardo-da-vinci Leonardo Da Vinçi (1452 – 1519). Ai ishte piktor i renesancës, shkencëtar dhe zbulues e shumë më shumë. Ndër pikturat e tij më të famshme janë “Mona Lisa” dhe “Darka e Fundit”.

Van_Gogh-150 Vincent Van Gogh (1853 – 1890). Ai ishte post-impersionist nga Holanda. Pikturat e tij më të famshme janë: Luledielli, “The Starry Night” dhe “Cafe Terrace at Night”. Emri i tij ka mbetur legjendë në mesin e artistëve, për shkak se thuhet që ai e kishte prerë veshin e tij, e më pas e kishte pikturuar veten.

Rembrandt150 Rembrandt (1606 – 1669). Ai cilësohet si njëri ndër piktorët më të mëdhenj, i cila admirohet për realizëm. Pikturat e tij më të famshme janë “Nusja herreje”, “Stuhia d detit” dhe “Galileu”.

Michelangelo-150 Mikeleangjelo (1475 – 1564). Ai ishte italian, skulptor, piktor dhe arkitekt. Pikturat e tija më të famshme, janë punimet epike në Kishën Sistine në Itali.

] Pablo Picasso (1881 – 1973). Në mesin e të lartpërmendurve, Picasso ishte kubist, i kohës moderne.

loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *