Porositë që Balla u dha deputetëve të PS-së për çështjen Tahiri

Deputetët e Partisë Socialiste janë thirrur sot nga kreu i grupit, Taulant Balla në një mbledhje urgjente.Mësohet se temë kryesore për të cilën është folur ka qenë çështja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.Në mbledhjen e sotme Taulani Balla i ka porositur deputetët që të reagojnë ftohtë ndaj provokimeve të opozitës për rastin e Tahirit.“Ju jeni juristë, ndaj përgjigjet duhet të jenë të matura”, mësohet t’u ketë thënë Taulant Balla, deputetëve.Kreu i grupit parlamentar socialist i këshilloi deputetët që të reagojnë me besimin se drejtësia duhet të bëjë punën e saj pa asnjë ndikim për zbardhjen e të dhënave dhe dyshimeve./gazetadita.al

loading...

Lini një Përgjigje