Rama në Urën Vajgurore: Pastrimi i kanaleve, minimizoi dëmet

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Urën vajgurore për të monitoruar situatën e shkaktuar nga reshjet e shumta që janë derdhur në vendin tonë, gjatë 3 ditëve të fundit.

Gjatë kësaj vizite, Rama ishte i shoqëruar edhe nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, njëherazi edhe deputet i qarkut Berat, Blendi Klosi.

Kryeministri vlerësoi investimet e bëra nga qeveria për pastrimin e kanaleve, të cilat sipas tij, ndikuan në uljen e dëmeve të përmbytjeve këtë vit.

“Reshjet ishin shumë më të shumta se vitet e tjera dhe dëmet ishin më të pakta, ndaj besoj se ia ka vlejtur investimi për pastrimin e kanaleve kulluese”, tha Rama.

loading...

Lini një Përgjigje