Sarandë, 51-vjeçari tmerron fqinjët me sëpatë, godet njërin në kokë

Një 51-vjeçar është arrestuar në qytetin e Sarandës pasi plagosi rënë me sëpatë fqinjin e tij.

Gjon Marku, banues në Borsh, u prangos pasi mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kubovë-Shkallë” u ka dalë përpara fqinjëve të tij (pjestarëve të familjes së shtetasit M.Gj.), dhe pasi është konfliktuar më ta për motive të hershme pronësie i ka goditur me pjesën e pasme të sëpatës duke i lënë të dëmtuar.

I plagosur në gjendje të rëndë ndodhet shtetasi M.Gj., pasi Gjon Marku e ka goditur disa herë në kokë duke e lënë të dëmtuar.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të shtetasit Gjon Marku, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *