Të gjithë duan Noizyn por kë politikan pëlqen ai?

Ai është më i ndjekuri në Instagram me 979K, Noizy këngëtari më i preferuar i të rinjve. Po si çdo njeri edhe Noizy ka ato simpatitë e tij. Mjafton të shikosh vetëm postimet në Instagram të Erion Veliajt për të kuptuar se Noizy nuk merr asnjë mungesë. Ai është i pranishëm gati në çdo foto, ose përmes ndonjë pëlqimi, ose me komente.

Ja, në foton e kryebashkiakut me boksierët, nuk ka humbur asnjë sekond kohë. E ka bërë komentin i pari. Do thoni ju, ka komentuar me një grusht se është ish-boksier i “street fight”?

Po në foton e liqenit? Ok, këtu e pëlqen se del për vrap, e për ajër të pastër. Edhe reperët e duan natyrën.

Në një tjetër foto, kupton se Noizy, si shtetas shqiptar e që kalon shumë kohë në Tiranë, edhe pse jeton në Durrës, pëlqeka edhe punën e Erionit. Në një njoftim që Veliaj bën për punimet e një shkolle, Noizy i shkruan se mezi pret ta shikojë të përfunduar. E dimë se është i ndjeshëm, sidomos me fëmijët. E pra, ja këtu u bashkokan të dy. Ndaj komentoka kudo./Tirana Post/

 

loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *