Vlore, maskat hyjne ne banese, grabisin te moshuarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.
Katër persona me maska kanë arritur të grabisin dhe kërcënojnë me armë një cift të moshuarish në banesë.
Autorët kanë grabitur një shumë lekësh dhe bizhuteri.
Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër.
Ka qënë vetë R. O, 81 vjeç që ka bërë denoncimin në polici. Ai tha se në shtëpinë e tij në lagjen “1 Maji”, ku 81-vjeçari ndodhej vetëm me bashkëshorten S.O, 75 vjeçe, kanë hyrë tre shtetas ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë në banesë disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare.
Autorët nëpërmjet dhunës kanë arritur të grabisin një shumë lekësh dhe bizhuteri.

loading...

Lini një Përgjigje