Connect with us

Kuriozitet

Zgjidhet misteri i krijimit të hënës?!

Published

on

Objekti që është përplasur me Tokën e që prej rrjedhojë ka sjellë krijimin e hënës, ka qenë më i vogël nga sa mendohet, ky është përfundimi i një simulimi të ri.

Kërkuesit e Institutit e Fizikës së Tokës në Paris kanë testuar mbi 2 miliardë kombinime me parametra të ndryshme për të zbuluar misterin se si është formuar Hëna. Përfundimi, kanë konkluduar ata, ka qenë një objekt afro 1/10 sa masa e Tokës. Astronomët prej vitesh dyshojnë se hëna është krijuar pasi një protoplanet, i quajtur Theia u përplas me të sapoformuarën Tokë, një e teori kjo e dalë prej vitit 1970.

Mendohet se përplasja solli krijimin e një mase të madhe mbetjesh, të cilat u bashkuan duke formuar hënën. Megjithatë, deri më tani, astronomët nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë se si kjo masë e la si hënën ashtu edhe Tokën kimikisht të ngjashme.

Kjo çon në dy ide të tjera, të cilat parashikuan masa të ndryshme për objektin që goditi. E para, dy gjysmë-toka u shkrinë për të formuar sistemin Tokë-Hënë, dhe e dyta, Theia ishte një projektil i vogël me shpejtësi të lartë që u përplas në një Tokë të re më të madhe dhe që rrotullohej me shpejtësi.

Për të provuar dhe zgjidhur misterin, James Badro në Institutin e Fizikës së Tokës në Paris vendosi që bashkë me kolegët e tij të përcaktojnë se si përputhet secila ide me kiminë e planetit tonë.

“Ne e dimë se ndikimi gjigant ka ndodhur brenda 100 milionë vitesh dhe se impaktori, pavarësisht nëse është ka qenë i vogël apo i madh, duhet të ketë lënë një prerje kimike në mantelin e Tokës”, ka deklaruar ai për “New Scientist”.

Continue Reading
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kuriozitet

5 shpikje që nuk i njihnit ende dhe që do t’ju befasojnë

Published

on

Pneumatikë për kuajt

Materiali i rrotave të automjeteve siguron një kapje të mirë. Pse të mos i përshtasim për patkojtë e kuajve? Këtë pyetën ata të ContiTech dhe një e thënë dhe një e bërë. Sipërmarrja e pneumatikëve në bashkëpunim me Turfcord krijoi disa mbrojtëse për patkonjtë e kuajve. Për mijëra vjet kuajt kanë përdorur hekur që ka zvogëluar gjatësinë e hapit me përafërsisht 10%, kanë dëmtuar shtresën mbrojtëse dhe kanë prekur rritjen e shëndetshme të patkoit. Lehtësimi i tensionit që vuajnë kafshët në artikulacionet e tyre dhe përmirësimi i hapit është qëllimi i këtyre mbrojtëseve elastike të afta të mbeten të ngjitura deri në 8 javë.

Thuajini lamtumirë lidhëseve

Këpuca e parë inteligjente në botë është e aftë të rregullojë vetë këmbët e tua, t’u japë nxehtësi shollave dhe të na lajmërojë për ndonjë dëmtim të mundshëm. Smartshoes i Digitsole funksionojnë si një byzylyk Fitbit, mjafton vetëm t’i veshësh dhe të ecësh apo e të vraposh dhe dërgojnë informacion përmes Bluetooth-it në telefon në mënyrë që të kontrollosh shëndetin tënd, të dish kaloritë që janë djegur apo edhe nëse e ke mbajtur posturën e përshtatshme për të evituar dëmtime apo edhe lodhje. Po nëse keni ftohtë? Me celular mund të rregullosh temperaturën e shollës që këmbët të ngrohen. Një tjetër cilësi e këtyre është edhe rregullimi i këmbëve. Nuk janë automatike dhe janë pak të ngadalta, kështu që më mirë t’i evitoni në rast të ndonjë urgjence.

Internet me shpejtësinë e dritës

Për të lidhur aparatet nuk është më e nevojshme të përdoret wi-fi tradicional. Kjo llambë e quajtur MyLifi nga krijuesit e Oledcomm realizon lidhjen me një sërë aparaturash duke përdorur si mjet trasmetimi dritën led me një shpejtësi 100 herë më të shpejtë sesa wi-fi tradicional. Një nga avantazhet e saj është se nuk saturon spektrin dhe lejon lidhje më të sigurta. Një nga mangësitë është se fusha e veprimit është vetëm disa dhjetra metra.

Skelet i jashtëm për të banuar

Disa miq duke ecur në shkretëtirë në Kaliforni, kur mbërritën në një zonë të quajtur Joshua Tree, 200 km larg nga Los Angeles tha: “A e dini çfarë imagjinoj këtu?” Hapi kompjuterin dhe tregoi imazhet e një dizenjoje të marrë nga interneti. Shtëpia ekscentrike, e ideuar nga një studioja australiane Make Models. Pasi kontaktoi me ndërtuesit, projekti filloi të ndërtohej mbi një sipërfaqe prej 36 ha. Shtëpia zë 200 m2, tri dhoma gjumi, kuzhinë, dhomë ngrënie dhe një strukturë të bazuar në kontenierët detarë të orientuar secili prej tyre për të favorizuar shikimin pa humbur intimitetin.

Një më shumë në familje

Robelf është një ndihmës personal i aftë të marrë urdhra, të tregojë histori, riprodhojë video apo e të bëjë videotelefonata. Është 85 cm, peshon 7 kg dhe është i gatshëm të bëjë të gjitha të nevojshmet për t’u bërë një anëtar i familjes. Robelf është një android që luan rolin e një shërbëtori duke i trasmetuar urdhrat tuaja dhe dëshirat tuaja tek elektroshtëpiaket, është edhe si një polic sigurimi që mbron shtëpinë falë sensorëve të zërit, shikimit dhe pozicionimit, sepse teknologjia e njohjes faciale lejon të zbulojë prezencën e të huajve në brendësi të shtëpisë dhe ta sjellë informacionin në kohë reale përmes alarmeve në telefon. Është prezantuar nga Robotelf techologies dhe ka një ekran të prekshëm prej 1280 x800, një kamera me 5 megapixel, 4 mikrofonë, 4 sensorë me ultratinguj dhe 3 infra të kuqe që lejojnë të shmangen pengesat kur ecën. Burimi/ horizonti.al

Continue Reading

Kuriozitet

5 raste kur mardhënia intime mund të jetë vdekjeprurëse

Published

on

Më e rrezikshmja dhe më vdekjeprurëse është gjithsesi SIDA.
1. Sëmundjet që barten seksualisht Sëmundjet më të shpeshta seksualisht bartëse janë herpesi gjenital, hepatitis B, klamidia dhe sëmundjet që barten për shkak të mos mbrojtjes gjatë marrëdhënieve seksuale. Më e rrezikshmja dhe më vdekjeprurëse është gjithsesi SIDA, ndërsa shumë i rrezikshëm është edhe VHP (Virusi Human Papiloma), i cili mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës. Duhet patur parasysh që tek shumë sëmundje që barten mes gjinive nuk dallohen kurrfarë simptome, dhe në momentin kur ato paraqiten, sëmundja veçse ka përparuar shumë. Për këtë është e rëndësishme të përdorni mbrojtje dhe të testoheni rregullisht për sëmundjet e bartura seksualisht. 2. Gjendja e rëndë shëndetësore Sigurisht keni dëgjuar për rastet kur dikush ka vdekur gjatë seksit, dhe mund t`ju ketë dukur e pamundshme! Këto raste janë shumë të rralla dhe zakonisht arsyeja është gjendja e rëndë shëndetësore, më së shpeshti në lidhje me sëmundjet e zemrës. Shmangni aktivitetet e shpeshta seksuale nëse keni anginë, aritmi, hipertension të pakontrolluar, kardiomiopati…Në rastet serioze, le të themi psh. në rastet kur keni patur infarkt paraprakisht, mjeku do të ju këshillojë se sa kohë do të ju duhet të abstenoni. 3. Disa afrodiziakë mund të jenë të rrezikshëm Me shekuj, njerëzit kanë përdorur simulantë për të përmirësuar jetën seksuale. Megjithatë, afrodiziakët ndonjëherë mund të jenë shumë të rrezikshëm.
Pas disa rasteve të sulmeve të zemrës por edhe të vdekjes, Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka ndaluar distribuimin e simulantëve të caktuar seksualë, megjithëse mund të gjenden ende në tregje.

Para përdorimit të çfarëdo afrodiziaku, sigurohuni që nuk i takoni grupeve të rrezikuara (zakonisht janë personat që kanë problem me zemër dhe me tension të lartë të gjakut).

4. Kondomët nga lateksi mund të jenë vdekjeprurës

Kondomët nga lateksi janë shumë të popullarizuar, por disa njerëz janë alergjik në këtë material. Reaksionet më të shpeshta janë urtikaria gjenitale ndërsa në disa raste mund të vije tek reaksionet e rënda, ku ndihma e parë është e nevojshme.

Si zëvendësim adekuat mund të ju shërbejnë kondomët nga poliuretani apo nga materialet tjera mbrojtëse.

5. Seksi në shtatzëni është i sigurt, me disa përjashtime

Frika gjatë seksit se mos lëndohet shtatzëna apo foshnja në të shumtën e rasteve është pa bazë. Nëse shtatzënia është e shëndetshme, nuk ka arsye që të përmbaheni nga seksi.

Megjithatë, nëse shtatzënia është me rrezik të lartë, nëse keni vërejtur gjak apo rrjedhje të lëngut amniotik nga vagina, shmangni marrëdhëniet seksuale. Gjithashtu, përdorimi i ndihmësve seksualë mund të shkaktojë infeksione dhe lëndime, këto përjashtime mund të jenë të rrezikshme për nënën dhe foshnjën.

Burimi : http://kosovarja.al

Continue Reading

Kuriozitet

9 vendet ku njerëzit nuk sëmuren

Published

on

Ekzistojnë 9 vende, ku përhapja e sëmundjeve më të zakonshme është shumë e ulët. Ja cilat janë ato dhe arsyet përse ndodh kjo.

Vendasit në Pekin shumë rrallë preken nga artriti. Sipas të dhënave, kjo lidhet me faktin se niveli i obezitetit apo problemet me peshën në Kinë është shumë i ulët.

Vendasit në Meksikë nuk vuajnë nga rritja e kolesterolit. Në Meksikë, problemet me kolesterolin apo sëmundjet e zemrës janë pothuajse inekzistente. Kjo vjen si rrjedhojë e dietës ushqimore që mban popullata e këtij vendi, e cila përmban ushqimet vendase, siç janë: misri, fasulet, kungulli.

Japonezët preken shumë pak nga problemet me depresionin. Kjo mund të vijë edhe si pasojë e faktit se meshkujt japonezë nuk e pranojnë apo nuk e raportojnë gjendjen e tyre depresive.

Indianët veriorë kanë norma të ulëta të sëmundjes së alzheimerit. Sipas ekspertëve, kjo vjen nga dieta e pasur me karbohidrate, yndyra të shëndetshme, fasule dhe pak mish. Pjesë e dietës është edhe përdorimi i pluhurit të tumerikut.

Nigeria ka nivelin më të ulët të sëmundjeve kancerogjene në botë. Arsyeja se përse ndodh kjo, nuk është shumë e qartë, por sipas studimeve përdorimi i produkteve vendase dhe ushqimeve të gatuara në shtëpi, e ulin riskun e shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene.

Sardenja ka shkallën më të lartë të banorëve që kanë jetuar deri në moshën 100-vjeçare. Sekreti është një kombinim i dietës (fruta, perime, vaj ulliri, hudhra dhe pak mish) dhe stilit të jetesës (njerëzit punojnë deri në moshën 90-vjeçare) dhe gjenetikës.

Kina ka nivelin më të ulët të personave të prekur nga kanceri i prostatës. Arsyeja mund të jetë dieta (përfshin kryesisht çajin jeshil), stërvitja apo gjenetika.

Egjiptianët preken shumë rrallë nga sëmundja e parkinsonit. Si rrjedhojë e mosekspozimit të tepruar ndaj pesticideve apo kimikateve.

Vendet myslimane preken rrallë nga kanceri i lëkurës. Kjo sepse tradicionalisht pjesën më të madhe të kohës janë të mbuluar, duke qenë të mbrojtur nga dielli. Ata gjithashtu nuk shkojnë në plazh dhe nuk e ekspozojnë trupin në diell.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2018, powered by Albgjithcka.