SPORT

10 golashënuesit më të mirë në Europë

Pas het-trik në fundjavë Messi ka kaluar egjiptianin Mohamed Salah në garën për “Këpucën e Artë”.

Salah kryesonte me 29 gola të shënuar por argjentinasi ka shënuar të njëjtë kuotë golash ashtu si egjiptiani.

I treti renditet Ciro Immobile me 27 gola, më pas Robert Lewandowski me 26.

Top 5 e kompleton Jonas me 33 gola, ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët, por në Portugali një gol vlerësohet 1.5 pikë, për dallim nga top 5 ligat Evropiane, ku një gol vlerësohet 2 pikë.

Këtë jave Cristiano Ronaldo realizoi një gol, na barazimin e Real Madridit 1-1 me Atleticon në “Santiago Bernabeu”. Me 23 gola në La Liga, ai renditet i 9-ti sa i përket garës për “Këpucën e Artë”.

10 golashënuesit më të mirë:

Leo Messi (FC Barcelona): 58 pikë (29 gola)

Mohamed Salah (Liverpool): 58 pikë (29 gola)

Immobile (Lazio): 54 pikë (27 gola)

Robert Lewandowski (Bayern Munich): 52 pikë (26 gola)

Jonas (Benfica): 49.5 pikë (33 gola)

Harry Kane (Tottenham): 48 pikë (24 gola)

Edinson Cavani (PSG): 48 pikë (24 gola)

Mauro Icardi (Inter): 48 pikë (24 gola)

Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 46 pikë (23 gola)

Luis Suarez (FC Barcelona): 46 pikë (23 gola)

Artikuj te Ngjashem

loading...