Lajme

11 kuksianët kërkojnë lirinë

Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, do të zhvillohet në orën 11:00 seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve të ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit. por nuk pritet të jetë një senacë e qetë.

Kjo pasi, që prej ditësh së djeshme, PD-ja ka paralajmëruar për protesta. Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, janë ankimuar 23 masat e sigurisë dhënë nga Gjykata për protestuesit në ”Rrugën e Kombit”. Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti demokrat nga Qarku i Shkodrës, Bardh Spahia.

“Nderi dhe tradita e Shkodrës e don që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të tyre dhe kundër gjyqeve politike, të cilat na kujtojnë kohët më të errëta të Shqipërisë dhe me të cilat Shkodra dhe shkodranët nuk janë pajtuar as gjatë diktaturës më të egër. I gjithë Grupi Parlamentar i PD-së do jetë aty. Sytë, mendja dhe zemra e çdo demokrati kudo ku ndodhet nesër do jenë në Shkodër. Le të jemi sa më shumë nesër (sot) në orën 10:00 te Gjykata e Apelit”, shkruan Spahia në një status në rrjetin social “Facebook”.

Ditën e sotme, në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 23 protestuesve. Avokatët e tyre mbrojtës kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë të Kukësit që la në burg 11 protestues, 10 në detyrim paraqitjeje dhe 2 në arrest shtëpie.

Forcat të shumta policie dhe masa të shtuara pritet që të jenë gjatë të premtes në gjykatën e apelit në Shkodër. Seanca do të ndiqet nga deputetë të opozitës, por edhe banorë të Kukësit që do të jenë të pranishëm sot në Shkodër në mbështetje të të arrestuarve.

Artikuj te Ngjashem

loading...