SPORT

Barcelona, fjalor racist dhe dhunë në stërvitje

Ousmane Dembele është kthyer në një çështje tek Barcelona.

Sulmuesi francez ka vuajtur dëmtimin për shumicën e sezonit dhe vetëm javët e fundit ka filluar të përfshihet në ekipin katalanas, por shumicën e ndeshjeve e ka filluar nga stoli.

Por kjo nuk ka kënaqur aspak, trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde që sipas gazetës “Sport” ka pasur një sherr në qendrën stërvitore të ekipit me Dembele.

Burime të “Sport” theksojnë se mes tyre ka pasur edhe ofendime me bazë racore dhe ngjyrë. Është dashur ndërhyrja e Luis Suarez për të ndalur përplasjen mes lojtarit dhe trajnerit.

Pas kësaj përplasje pritet që të ketë zhvillime të tjera në kampin e kryesuesve të La Liga, me Dembele që rrëzikon të shitet në një skuadër tjetër, ndërkohë nuk përjashtohet fakti që deri në fundin e sezonit të stërvitet me skuadrën B.

Artikuj te Ngjashem

loading...