Teknologji

BE ULTIMATUM MEDIAVE SOCIALE

mediat sociale kanë marrë një ultimatum nga Bashkimi Evropian: eliminoni përmbajtjet me urrejte nga platformat tuaja, ose do të përballeni me pasoja ligjore!
Rregullatorët evropianë kërkojnë prej vitesh që kompanitë e medieve sociale të eliminojnë postimet raciste dhe të dhunshme nga platformat e tyPor Komisioni Evropian tha se këto kompani kanë dështuar në përpjekjet e tyre dhe nuk veprojnë shpejt sa duhet. Sipas KE-së, medieve sociale në shumë raste i duhet më shumë se një javë që të eliminojë përmbajtjet e jashtëligjshme të postuara në platformat e tyre.
Brukseli njoftoi se, nëse për pak muaj situata nuk ndryshon, do të miratojë ligje për të gjobitur këto kompani. Dihet që BE-ja është tejet e ashpër në raste të tilla. Mjafton të përmendim gjobën prej 2.8 miliardë dollarësh ndaj Google për monopol.re, e duket se tashmë iu është sosur durimi.
Facebook, Twitter, Microsoft, Google janë zotuar se do të bëjmë më shumë, madje në maj të vitit 2016 premtuan se do të rishikojnë shumicën e postimeve problematike të sinjalizuara nga përdoruesit brenda 24 orësh, e se do të eliminojnë përmbajtjet e jashtëligjshme.

Artikuj te Ngjashem

loading...