Lajme

Berisha filmon Saimir Tahirin: Nxirreni jashtë!

Opozita pas fjalimit të kryedemokratit Lulzim Basha vendosi të brakstisë seancën plenare, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha teksa po largohej do të regjistronte pamje live nga Kuvendi, teksa shfaqej ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i rikthyer në Kuvend pas 6 muajsh, duke ruajtur kështu dhe mandatin e tij të deputetit të Tiranës.

“Të nxirret jashtë Saimir Tahiri”. Me këtë thirrje ish- kryeministri Berisha i është drejtuar kreut te Kuvendit, Gramoz Ruçi, pasi e ka quajtur të turpshme praninë e tij, pas raportit të progresit të KE-së për vendin tonë.

Ndërkohë që, kreu i PD-së, Basha, fliste në foltore, Berisha ka kërkuar që Tahiri të nxirrej jashtë.

“Nxirreni jashtë, se po kremtoni raportin me njeriun kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Ramën, nxirreni jashtë! Mos festoni me të more zotëri. Atëherë ftoni edhe Habilajt dhe Balilin, të vijnë këtu”-tha Berisha.

Raporti i KE

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili e ka vlerësuar mjaft raportin pozitiv të KE-së për hapjen e negociatave, deklaroi sot se ai raport u shty në mënyrë të pamerituar për shqiptarët nga kryeministri “paranojak dhe haluçinant”.

“Për raportin pozitiv të KE, meqë jam në këtë temë dua të shtroj dy probleme: ky paranojak halucinant mendon se ky proces ,që e shtyu në mënyrën më të pamerituar për shqiptarët, është vepër e tij. Në fakt shtytja dhe pasiguria janë vepër e tij”– tha Berisha.

“Rekomandimi për hapjen e negociatave nis me firmosjen e MSA, nis me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nis me heqjen e vizave, nis me rekomandimin e KE në 2012-2013. Në të gjitha këto ngjarje Edvin Kristaq Rama ka qënë kategorikisht kundër, ka futur bilbilë në Kuvend, ka lëshuar deklaratat më të pafytyra, kur unë dorëzova kërkesën për anëtarësim; ka protestuar me portrete të Enver Hoxhës kur ne morën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka bllokuar me dhjetra nene, duke hapur turin në gjithë vendin em sloganin hap kutitë që të zhbllokohet vizat…Përsëri, të gjtihë ata që e lexojnë këtë raport, është thuajse absolutisht tridhje me atë të 2016 kur u rekomandua. Nëse sot ka një armik të vërtetë – dhe unë uroj që vendet anëtarë t’ia japin Shqipërisë – nëse ka një armik që në momentin kur i dorëzohet raporti nga përfaqësuesja e lartë e BE, me gjihë rrugaçi u dërgon mesazh deputetëve – që ka rol përcaktues në hapjen e negociatave, në një kohë kur fut Saimir Tahirin në Kuvend, e kujtoni dje kur ai bëri sherrin me Gaz Demin – u dërgonte mesazhe deputetëve gjermanë në mënyrën më të pafytyrë, që ata janë njerëz me autoritet të padiskutueshëm, me këto shfazime, kërcënon në mënyrë shumë serioze hapjen e negociatave”- u shpreh deputeti demokrat Sali Berisha.

Artikuj te Ngjashem

loading...