SPORT

Chelsea, gati të largohet presidenti, trajneri dhe 9 futbollistë

Mospjesëmarrja në garën më prestigjioze të klubeve të futbollit Europian godet financat e Chelseas dhe do të këtë pasoja ku priten shumë largime duke filluar nga presidenca, trajneri dhe deri te lojtarët.

Kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje për tu luajtur, Chelsea tashmë ndodhet tetë pikë jashtë zonës së kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Edhe pse ngushëllimi për këtë skuadër është Europa Liga, sezonin e ardhshëm, do të thotë që klubi do të jetë jashtë klubeve elitë në garat europiane.

Chelsea do të ketë përpara verën më të vështirë që kur skuadrën londineze e drejton manjati rus, Roman Abramovich, me trajnerin Conte në prag të largimit, si edhe shumë futbollistë në fundin e kontratës.

Nëse për trajnerin italian largimi ka një kosto prej 9 milionë paundësh, duket se vështirësitë më te mëdha Abramovich i ka për të ruajtur pjesën tjetër të skuadrës. Në qendër të vëmendjes janë Hazard dhe Courtois, për të cilët nuk është arritur ende marrëveshja për rinovim.

Është e vështirë që dy lojtarë të kalibrit botëror si Hazard dhe Courtois të premtojnë besnikëri skuadrës londineze pasi do tu mungojë shumë Champions League.

Hazard nuk do ta ketë të vështirë për ndonjë marrëveshje të mundshme me Real Madridin që prej kohësh po interesohet për belgun.

Por bashkë me Hazard dhe Courtois në dyshim është edhe e ardhmja e disa futbollistëve të tjerë si, Fabregas, Pedro, Cahill, David Luiz dhe francezi që erdhi në janar Giroud. Të gjithë këta futbollistë kanë edhe 12 muaj në kontratat e tyre dhe bisedimet për rinovim nuk kanë nisur ende, ndërsa nuk është plotësuar vendi i lënë bosh nga drejtori teknik Michael Emenalo, i shkarkuar në nëntor.

Financat do t’i zvogëlohen:

Dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve do të ndikojnë në të ardhurat e klubit, edhe përkundër fitimeve nga të drejtat televizive nga Premier Liga. Financat e fundit të klubit, që përfshinë sezonin 2016-17 ishte shumë i madh. Ato treguan se të ardhurat u rritën për 32 milionë funte, që ishin më pak se gjysma e fitimeve të Manchester United (82 milionë funte), Arsenalit (72 milionë funte) dhe Manchester Cityit (66 milionë funte), të cilat garonin në Ligën e Kampionëve. Në ditët e ndeshjeve të ardhurat ranë në 6 për qind dhe, edhe pse në Europa Ligë, këto lojëra nuk e kanë të njëjtat të ardhura nga publiku. Një klub që ka fituar nga 193 milionë funte në mes të viteve 2012 dhe 2017 vetëm nga garat në Europë, pa evitueshëm do të vuaj për të fituar në gara të rangut më të ulët.

Artikuj te Ngjashem

loading...