Teknologji

Facebook nje ndryshim i ri

Facebook u duk sikur me videot nuk do të merrej më pas platformës së videove Super HD, por ja që nuk është kështu. Kompania e rrjetit social më të klikuar në botë ka njoftuar se po provon ngarkimin e videove 4K 2160p UHD.
Që tani, disa faqe dhe disa profile të thjeshta individësh kanë opsionin e ngarkimit të këtyre videove dhe mund t’i shohin rezultatet paraprakisht. I pari që ka eksperimentuar me diçka të tillë është Youtube shtatë vite më parë.
Disa video specifike, ato për sportin, shkencën apo modën, e kanë të nevojshme cilësinë e lartë, sepse ndryshe humbin kuptimin. Facebook gjithnjë e më shumë po i kushton rëndësi këtij aspekti, sepse nuk dëshiron të mbetet shumë hapa mbrapa nga rivalët.

Nëse Youtube ka rreth dy vite që i ka mundësuar videot 4K, Facebook do ta bëjë këtë vit, por kjo duhet vlerësuar. Cilësia do të jetë gjithnjë në rritje e sipër.

Artikuj te Ngjashem

loading...