SPORT

Juventus mund Milanin dhe shkon +4 nga Napoli

Foto LaPresse - Daniele Badolato 22/02/2017 Porto ( Portogallo ) Sport Calcio Porto - Juventus UEFA Champions League 2016 2017 Ottavi di finale andata Nella foto: Pjaca esulta per il gol del 0-1 Photo LaPresse - Daniele Badolato 22 February 2017 Porto ( Portugal ) Sport Soccer Porto - Juventus UEFA Champions League 2016 2017 - Round of 16 first leg In the pic: Pjaca celebrates 0-1 goal

Juventus nuk di të ndalet në Seria A. Bardhezinjtë kanë fituar edhe derbin ndaj Milanit në shifrat 3-1, duke u shkëputur tashmë në 4 pikë larg nga Napoli. Trajneri Masimiliano Alegri e nisi ndeshjen me një skemë të ndryshme nga e zakonshme, duke kaluar në vendosjen 3-5-2. Lishtajner dhe Asamoah luajnë nga krahët, ndërkohë që në sulm ishin Dibala dhe Higuain. Në krahun tjetër Gatuzo luan si zakonisht, por këtë herë në majën e sulmit zgjodhi që të aktivizonte Andre Silvën, ndërkohë që Suzo dhe Çlahanoglu e mbështesnin nga krahët. Ndeshja nisi menjë ritëm të kënaqshëm, me Juventusin më konkret në minutat e para.

Gonzalo Higuain dha sinjalin e parë në portën e Donarumës, ndërkohë që në minutën e 8-të do të ishte Pauylo Dibala që do të zhbllokonte rezultatin. Sulmuesi argjentinas shënoi një gol të mrekullueshëm nga një distancë prej 25 metrash, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit të talentuar të kuqezinjve. Milan përpiqet që të reagojë, dhe e bën mjaft mirë. Kuqezinjtë gjetën golin e barazimit në minutën e 28-të me një goditje të bukur me kokë të Bonuçit, i cili festoi edhe pse ka kaluar shumë vite te bardhezinjtë.

Më pas loja flet më shumë për ekipin e Gatuzos që shfaqet në disa raste e rrezikshme. Në pjesën e dytë madje Milani do të godiste edhe shtyllën me Çalhanoglu, por fati nuk ishte me milanezët. Alegri hedh në fushë edhe kartën Kuadrado, i cili nuk luante që nga muaji dhjetor. Në fakt kolumbiani rezultoi vendimtar, pasi shënoi golin e fitores, me një goditje të bukur me kokë 12 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Më pas para përfundimit të kohës së rregullt, Kedira shënoi dhe golin që vulosi shifrat 3-1.

Artikuj te Ngjashem

loading...