SPORT

lajme te keqija per Ibrahimovicin

Zlatan Ibrahimoviç, i cili po shërohet nga një lëndim afatgjatë, i pësuar gjatë ndeshjes së “Europa League” kundër Anderlehtit, në prill, dëshiron të kthehet sa më shpejt në fushë. Por mjekët e Manchester United do ta kishin këshilluar sulmuesin suedez që të ketë durim dhe të mos nxitojë, si masë paraprake. Freddie Fu Ho-Keung, një kirurg që e mbikqyrte atë majin e kaluar, tha për “South China Morning Post”:Zlatan është shumë i fortë, por futbolli është një sport luftarak. Si doktor, unë dua që ai të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur, por vetëm kur ai të jetë me të vërtetë i gatshëm, duhet të luajë. Ka pasur raste të mjaftueshme të lojtarëve që janë kthyer para kohe dhe pasojat nuk kanë qenë të mira. Nuk shqetësohem për dëmtimin e tyre, në kuptimin që gjithmonë rikuperimet kërkojnë kohën e tyre. Në fakt, Premier League sapo ka filluar dhe unë jam i sigurt se Manchester United nuk do ta ketë nevojë urgjentisht për suedezin”.

Artikuj te Ngjashem

loading...