SPORT

Pezullohen 19 lojtarë të Sporting Lisbona

(160103) -- LISBON, Jan. 3, 2016 (Xinhua) -- Sporting's players celebrate scoring during the Portuguese League football match against Porto at Alvalade stadium in Lisbon, Portugal, on Jan. 2, 2016. Sporting won 2-0. (Xinhua/Zhang Liyun)

Pasi nuk mundi ta kapërdinte humbjen në Madrid me Atletico, presidenti i Sportingut të Lizbonës, Bruno de Carvalho ka kritikuar futbollistët e tij në rrjetet sociale. Lojtarët, të ndjerë të fyer iu përgjigjën po në rrjete sociale, se ata japin vazhdimisht maksimumin për të fituar, për të nderuar fanellën dhe klubin, por jo gjithnjë marrin rezultatet që meritojnë.

“Jemi të pakënaqur nga deklaratat e Presidentit tonë pas ndeshjes ku nuk morëm rezultatin që dëshironim. Jemi të pakënaqur edhe nga mungesa e mbështetjes nga ana e personit që duhet të jetë udhëheqësi ynë dhe jo të fajësojë publikisht lojtarët. Problemet zgjidhen brenda grupit”, shkruajnë lojtarët në mesazhin e tyre.

Duke e konsideruar këtë reagim të lojtarëve si mungesë respekti ndaj tij, presidenti De Carvalho vendosi të pezullojë 19 lojtarë.

Njoftimi u është bërë futbollistëve nëpërmjet e-mailit dhe do t’u dorëzohet edhe në mënyrë zyrtare me shkrim.

Mediat portugeze thonë se arsyeja kryesore e pezullimit është pikërisht fakti që lojtarët janë shprehur të indinjuar nga fjalët e presidentit.

Futbollistët kanë 30 ditë kohë për t’u përgjigjur në një proces që pritet të zgjasë deri në një muaj, ndoshta deri në fund të sezonit.

Artikuj te Ngjashem

loading...