ShowBiz

Po sikur të themi se Klaudia Pepa ka një lidhje?

Do kishte marrë flakë rrjeti nëse ajo do ta kishte deklaruar ndonjë gjë të tillë apo thjesht edhe sikur të kishte fotografuar vetëm gishtin e tij. Në fakt, as që e ka ndër mend. Vetëm se ka ca shenja që të bëjnë të dyshosh se balerina Klaudia Pepa nuk është dhe aq vetëm. Nuk kemi bërë ndonjë investigim të madh.

Një xhiro në Instagramin e saj, mjafton. Sidomos po të shohësh me vëmendje fotot që ajo ka filluar të postojë pas ndarjes me Albi Nakon, kohë kur ishte më shumë balerinë sesa vajzë showbizi.

As që kemi ndër mend të themi se Klaudia nuk është më balerina që vetëm me punë e talent kapërceu ekranin e vogël të Klanit duke u hedhur me një kërcim së larti në ekranet italiane duke i bërë ta duartrokisnin shumë më shumë nga sa e kishim duartrokitur ne për të gjitha vitet bashkë.

Ishte pikërisht zhvendosja nga Shqipëria në Itali dhe më pas thashethemet për divorc që i dhanë figurës së saj një ajër tjetër. Një Klaudia shumë më e çlirët, seksi, sensuale dhe gjithmonë e më e zhveshur. Një Klaudia provokuese që pështjellon gjithë rrjetin sa herë që hedh një foto. Dhe këtu nuk e kemi fjalën për fotot prej balerine, që mbeten artistike edhe kur ajo nuk ka asgjë në trup.

Ato që të bëjnë të ndalosh gjatë janë fotot seksi sidomos brenda në shtëpi. Një pyetje na mundon neve. Përgjigjia ca më shumë. Kush vallë i shkrep ato foto? Klaudia jeton me një shoqe? Nuk është aspak çudi të jetë kështu. Mund të jetë një shoqe nga e cila Klaudia nuk ka aspak siklet kur del me rroba, me të brendshme, pa të brendshme, në vaskë me petale duke pirë shampanjë, duke kërcyer nxehtë, duke provokuar mbi kuzhinë.

Një shoqe me të cilën Klaudia del të dielave. Shëtit në park, shkon në plazh. Një shoqe që është aty në dhomën e saj të gjumit ditën e ditëlindjes, teksa ajo pozon mbi shtratin mbuluar me dhurata. Është aty në një dhomë në Santorini duke pirë shampanjë me rrobëdëshambrin gati në të rënë. Po edhe mund të jetë. Ne nuk kemi prova që të vërtetojmë të kundërtën.

Po si nuk e pamë një herë? Apo mos ndoshta ka një fotograf që e paguan për ta ndjekur lart e poshtë? Një fotograf që kacavirret nga mëngjesi në darkë, hipën mbi dollap e mbi shkallë për të realizuar foton perfekte. Që është në ujë e në tokë. Në gardërobë e në banjë. Që i bën foto me këmisha nate, të bardha ose të zeza, ku Klaudia duket vërtet seksi.

E ka ndjekur edhe në majë të pemëve që Klaudia të bëjë ato lëvizjet prej balerine. Ai njeri pas aparatit të bën të dyshosh se nuk është shoqe apo fotograf. Por dikush që ngjan më shumë me një partner. Që është aty për ta adhuruar sa herë që Klaudia me trupin perfekt ka dëshirë të kërcejë mbi divan, të ndihet seksi me të brendshme, ndjellëse me bluzë të lagur dhe aq provokuese me fundin e tyltë rozë pa të brendshme, që ngjalli aq shumë debate ditët e fundit.

Ndoshta edhe këto që po shkruajmë ne, mund të shkaktojnë ndonjë reagim të papëlqyer të saj ose dhe të mamit të saj, siç është bërë e zakonshme tashmë. Vetëm se ne kemi të drejtë të dyshojmë nga ato që ajo vetë na ofron nga dera e madhe e Instagramit.

Nëse duket si thashethem pa baza, na pëlqen ta mendojmë Klaudian më pak divë që pozon e vetme nëpër shtëpi, por më shumë të lumtur, me një partner që nuk ka fare dëshirë ta bëjë publik./Tirana Post/

Artikuj te Ngjashem

loading...