Lajme

Reshjet e deborës bllokojnë disa zona në Dibër dhe Kukës

Dibra dhe Kukësi janë dy nga zonat që janë prekur më shumë nga reshjet e dëborës në mbrëmjen e djeshme, dhe në orët e para të ditës së sotme. Shumë zona në këto dy qarqe janë bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës. Në Dibër janë bllokuar disa njësi, si Lura, Kalaja e Dodës, Selishta, Trebishta, Ostreni.

Ndërkohë, në Kukës dëbora ka rënë me intensitet të lartë për disa orë me radhë në lartësitë mbi 700 metra, trashësia e së cilës në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit arrin deri në 20 centimetër.

Moti është shoqëruar dhe me erëra të forta, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa njësi, si Grykë-Çajë, Gjolaj, Has, në disa fshatra të njësisë Bytyq. Trashësia e dëborës arrin nga 8 cm në Morinë, deri në 15-18 cm në Valbonë.

Artikuj te Ngjashem

loading...