SPORT

Roma “leksion” futbolli Barcelonës

Në futboll nuk ka gjëra të pamundura, dhe këtë gjë e ka treguar mjaft mirë Roma. Verdhekuqtë kanë dhënë një leksion të vërtetë futbolli në “Olimpiko”, duke shkatërruar 3-0 Barcelonën në ndeshjen e kthimit, duke siguruar historikisht një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League. Kush kishte dyshime se futbolli italian është i mbaruar, tashmë me siguri që mund të jetë penduar. Di Fraçesko hodhi një formacion 3-5-2 në fushë, duke befasuar katalanasit me zgjedhjet e bëra. Ekipi italian e nis mjaft mirë, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 6-të me Xhekon. Verdhekuqtë zotërojnë lojën në të gjitha aspektet, por fati nuk ishte me ta.

Edin Xheko dhe patrik Shiko kanë shpërdoruar shumë mundësi. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që fraksioni i dytë është një përsëritje e së parës. Në minutën e 58-të, Roma fiton një penallti, pas një faulli të Pike brenda zonës. Nga pika e bardhë shkon De Rosi, duke mposhtur për herë të dytë portierin Ter Shtegen, i cili kupto krahun, por pa mundur që ta ndalë topin. Edhe vijimi i ndeshjes është i njëjtë, Roma sulmon, ndërkohë që Barcelona mbrohet. Naingolan dhe El Sharaui humbin dy mundësi të shkëlqyera. Në minutën e 82-të, Kostas Manolas ngre peshë stadiumin “Olimpiko” duke shënuar dhe golin e tretë me kokë.

Artikuj te Ngjashem

loading...