SPORT

Sa lartë kërceu Ronaldo?

Pa më të voglin dyshim ishte njeriu i ndeshjes, që ngriti në qiell tifozët e Realit të Madridit, por meritoi edhe duartrokitjet e fansave të Juventusit.
Ronaldo realizoi 2 gola të triumfin mëse të merituar të Realit në transfertë ndaj Juventusit, por goli i dyti ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe ndër më të bukurit e karrierës së tij.

Por sa kërceu Ronaldo në roveshatën e tij perfekte? “Marca” shkruan se Ronaldo e goditi topin në lartësinë 2 metra e 38 centimetra.

Një gol i jashtëzakonshëm, i cili do të ketë edhe një vend në renditjen e golave më të bukur të vitit.

Artikuj te Ngjashem

loading...