Kuriozitet

Sa mund të rezistojë një mashkull pa kryer marrëdhënie seksuale?

Sa mund të rezistojë një mashkull pa kryer marrëdhënie seksuale? Historikisht, çështja e mungesës, qoftë nga zakonet dhe konvencionet e vendosura shoqërore, ose nga stereotipet dhe stereotipet e zakonshme që vështirë të ç’rrënjosen, gjithmonë është dukur diçka femërore, më shumë sesa mashkullore: ideja e mashkullit alfa, i cili nuk mund të qëndrojë gjatë pa kryer marrëdhënie, duket të jetë një ide e pëgjithshme e perceptimit popullor seksual. Megjithatë, në fushën shkencore, çështja ndryshon në mënyrë të konsiderueshme. Për seksologjinë, nuk ka rregulla fikse dhe të pandryshueshme dhe sa i përket rezistencës që njeriu bën pa marrëdhënie seksuale, përgjigja më e dukshme dhe e banale, është se varet nga psikologjia e individit për rolin që luan seksi në mirëqenien individuale të secilit prej nesh.

Nëse seksi është një ide fikse, një mendim i vazhdueshëm, është e qartë se ndërprerja e tij për një kohë të gjatë, mund të rezultojë në forma të mosbalancimit emocional, deri në arritjen e një gjendje nervoziteti. Duhet gjithashtu të thuhet se funksioni seksual, gjithmonë sipas ekspertëve, nuk ka domosdoshmërisht nevojë për një person tjetër që të jetë në gjendje të arrijë stadin e eksitimit, madje edhe të orgazmës. Kështu që një mashkull mund të qëndrojë pa pasur marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë, duke u treguar një person i balancuar dhe i qëndrueshëm.

Nëse, nga pikëpamja psikologjike, pyetja është disi komplekse dhe nuk mund të zgjidhet në një përgjigje unike, nga perspektiva fizike, diskutimi çalon: Si mund të rezistojë një burrë pa ejakulim? Kjo pyetje nuk ka për qëllim, marrëdhënien seksuale në vetvete, por rëndësinë e shëndetit të mashkullit, veçanërisht të organit të prostatës që rregullon funksionin erektil.

Të gjitha studimet shkencore të kryera në vitet e fundit bien dakord mbi rëndësinë e ejakulimit të shpeshtë, të paktën 3-4 herë në javë, për të siguruar shëndetin e mirë të organeve dhe për të larguar spektrin e sëmundjeve edhe në format më të rënda si p.sh tumorin. Brenda disa dekadave ka ndryshuar rrënjësisht  edhe perceptimi i funksionit të masturbimit, nga negativ në atë tërësisht pozitiv, duke filluar nga fusha e mjekësisë deri në shpërndarjen e gjërë në popullsi.

Shumë larg nga rekomandimet e vjetra të gjyshërve dhe etërve tanë mbi masturbimin mashkullor, tashmë mund të themi se funksioni seksual, sidoqoftë i ndjerë, vetëm apo me një partner, ka efekte tejet të mira dhe aspak negative, si nga ana fizike po ashtu dhe nga ajo psikologjike.

Artikuj te Ngjashem

loading...