ShowBiz

VDES THEMELUESI I “PLAYBOY”

Themeluesi i “Playboy”-t, Hugh Hefner ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Ajo që nisi si përpjekje e një njeriu të vetëm do të kthehej shumë shpejt në “markën” që përvijoi kulturën seksuale të shekullit XX. Modelet e bëshme të “Playboy”-t u shndërruan në objekt fantazie për miliona meshkuj, ndërsa Hefner sfidoi kështu hapur puritanizmin amerikan. Rolin e “playmate” e kanë interpretuar në vite edhe plot yje të Hollivudit. E para qe Marilyn Monroe. Suksesi i revistës u përkthye shumë shpejt në një perandori të vërtetë biznesi që përfshinte kazino e klube nate. Manjati i veshur thuajse gjithmonë me rroba të mëndafshta që i ngjasonin pizhamave u bë i famshëm për stilin hedonik të jetesës dhe për faktin që dilte me lepurushet e “Playboy”-t e në disa raste, edhe martohej me to.Hugh Hefner praktikisht jetoi jetën që vetë e kishte portretizuar në revistën e tij. Vila e tij “Playboy Mansion” në Los Angeles, aty ku dhe vdiq i rrethuar nga miqtë, ishte mishërim i ëndrrës së një adoleshenti

Tags

Artikuj te Ngjashem

loading...