Sunday, February 1, 2026

Vlore vodhen tre banesa dhe nje automjet

Share

Një person është vendosur në prangat e policisë së Vlorës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohen se kanë vjedhur tre banesa dhe një makinë në fshatin Fitore, Novoselë
Vlorë- Një person është vendosur në prangat e policisë së Vlorës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohen kanë vjedhur tre banesa dhe një makinë në fshatin Fitore, Novoselë.

“U ndalua shtetasi: Emanuel Brahimi 31 vjeç, banues në Fitore.

Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit: Gentian Silaj 28 vjeç, dhe Masimiljano Zenunaj, 30 vjeç, banues në Fitore”, informoi sot policia.
Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 17 marsit. Po ashtu policia informon se në dy prej banesave të vjedhura nuk kishte njeri.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Lexo Me Shume

FLASH NEWS >>>